Alarmohen te Skënderbeu

Futboll

Alarmohen te Skënderbeu

Më: 1 maj 2024 Në ora: 11:31
Skënderbeu

Skënderbeu prej ditësh vazhdon stërvitjen për duelin e Partizanntin, sfidë që do të luhetn në “Arenën e Demave” ditën e shtunë. Por seanca e fundit stërvitore e korçarëve nuk ka shkuar siç duhet, pasi një nga lojtarët kryesorë të ekipit është dëmtuar.

Ardit Nikaj alarmon kështu stafin dhe klubin para këtij dueli, me sulmuesin që ka pësuar një dëmtim të rëndë në gjurin e djathtë. Lojtari është dëmtuar gjatë një dyluftimi në stërvitje, ku skuadra ishte e ndarë në dy pjesë.

Menjëherë stafi mjekësorë i ka dhënë ndihmën e nevojshme, por ditën e sotme lojtari do t’iu nënshtrohet edhe kontrolleve më të detajuara për të mësuar më shumë mbi gjendjen e tij. Kjo bën më “dhimbje koke” Ivan Gvozdenovic, i cili me shumë gjasa duhet të mendojë për një paln B ndaj demave.

Kujtojmë se lojtari është operuar njëherë në gjurin e djathtë, teksa ka qëndruar larg fushave të blerta për rresht 6 muaj.

Kjo alarmon akoma më shumë korçarët, të cilët janë në ankth për gjendjen e Nikajt.

Vlen të theksohet se dueli me Partizanin do të luhet ditën e shtunë në orën 16:00 në “Arenën e Demave”. Kjo përballje është e vlefshme për javën e 34-të të Superiores, me kroçarët që aktualisht ndodhe në vendin e 5-të në klasifikim me 47 pikë, po aq sa Dinamo që ndodhet në vendin  e 4-të, pzozicion që të çon në “Final – Four”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat