Dinamo kërkon të thyejë tersin ‘Vllazni’

Futboll

Dinamo kërkon të thyejë tersin ‘Vllazni’

Më: 1 maj 2024 Në ora: 11:32
Pamje nga një ndeshje

Kampionati është vetëm 3 ndeshje drejt fundit dhe tashmë çdo pikë vlen shumë për objektivat e skuadrave.

Një ndeshje majft delikate dhe që vendos sezonin e dy ekipeve do të luhet në “Loro Boriçi”.

Vllaznia do të presë Dinamon, të dyja ekipet kërkojnë të blindojnë vendet e tyre në “Final – Four” dhe fitorja për të është mëse e detyrueshme. Kështu shkodranët kërkojnë triumfin në shtëpi për të mbajtur vendin e dytë, ndërsa “Blutë” për të qëndruar në top-4.

Nuk do të jetë aspak e lehtë për asnjërën prej skuadrave, por nga historia e përballjeve direkte të së shkuarës “Nëndetësja” ka vuajtur gjithmonë ndaj kuqebluve. Kështu në 10 duelet direkte mes tyre 1 fitore ka marr Dinamo, ndërsa 6 janë fituar nga Vllaznia dhe 3 të tjera në barazim.

Triumfi i fundit i 2-0 i “Bluve” ndaj kuqebluve është më 28 prill 2019, kur dy ekipet luanin në Kategorinë e Parë. Ndërsa në këtë sezon në 3 duelet mes tyre 2 janë fituar nga skuadra e Thomas Brdaric dhe tjetra ka përfunduar në barazim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat