“Sirena” angleze për Maurizio Sarrin

Futboll

“Sirena” angleze për Maurizio Sarrin

Më: 1 maj 2024 Në ora: 11:35
Maurizio Sarri

Trofetë nuk kanë qenë të shumtë, por sërish është mes trajnerëve më të mirë të botës.

Pasi i dha fund bashkëpunimit thuajse, 3-vjeçar, me “Shqiponjat” e Lazio, në mesin e muajit mars, tekniku Maurizio Sarri duket se nuk do të pushojë për shumë gjatë, pasi të shumta janë klubet që kërkojnë shërbimet e italianit.

Sipas raportimeve më të fundit, të mediave italiane, së fundmi, interes për 65-vjeçarin kanë shfaqur, “Bardhezinjtë” e Premier League, Newcastle, me bordin e këtyre të fundit që janë të pakënaqur me punën që ka bërë Eddie Howe këtë sezon dhe kanë piketuar pikërisht italianin, si pasardhësin e këtij të fundit, në pankinën e tyre për sezonin e ardhshëm.

Ndërkaq, kujtojmë se Sarri ka një eksperiencë pozitive në Angli, pasi ka drejtuar një sezon “Blutë” e Chelsea, teksa ka arritur të fitojë edhe trofeun e UEFA Europa League, në sezonin 2018-2019 dhe mesa duket kaq ka mjaftuar, që bordi i Newcastle t’i ofrojë një mundësi të dytë trajnerit për të punuar në Premier League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat