Longoria: Allegri trajneri i ardhshëm i Marseilles?

Futboll

Longoria: Allegri trajneri i ardhshëm i Marseilles?

Më: 1 maj 2024 Në ora: 11:54
Longoria

Në kuadër të ndeshjes së Europa League kundër Atalanta-s, presidenti i Olympique Marseille Pablo Longoria ka dhënë një intervistë për mediet italiane ku u pyet edhe për trajnerin e ardhshëm të skuadrës së tij.

I pyetur nëse Allegri mund të marrë drejtimin e skuadrës së tij, numri “Një” i klubit marsejez theksoi se italiani është shumë i shtrenjtë për ta.

“Juve është në një fazë ndryshimi dhe Allegri po bën një punë të shkëlqyer.

Unë e respektoj shumë atë, por për Marseille-n do të ishte shumë i shtrenjtë”– tha fillimisht ai.

Ndërsa i pyetur për trajnerin e kundërshtarëve në ndeshjen e radhës në Europa League, Longoria deklaroi se Gasperini është një trajner i madh dhe shumë i ashpër.

“Gasperini është një trajner i madh, një novator i vërtet. Vetëm mendoni për trajnerët që janë të frymëzuar nga ai. A keni menduar ndonjëherë për të, ai është thjesht një kundërshtar shumë i ashpër”-tha ndër të tjera Presidenti i Marseille.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat