Edi Martini e di si fitohet ndaj Egnatias

Futboll

Edi Martini e di si fitohet ndaj Egnatias

Më: 1 maj 2024 Në ora: 11:58
Edi Martini

Teuta këtë sezon po lufton të mbijetojë në Superiore, teksa aktualisht ndodhet në vendin e 7-të me 41 pikë, 2 më shume se Laçi që ndodhet në zonën “Play-Out”.  

Të shtunën do të luajnë ndaj kryesuesve të kampionatit, teksa në shtëpi presin Egnatian.

Një duel dekilat për durrsakët që nuk kanë rrugë tjetër veçse fitores, pasi në të kundërt do të “dështojnë” në objektivat e tyre. Edi Martini prej ditësh përgatit ekipin për ë përballur më së miri një duel të tillë, me timonierin shkodran që e di mirë se si fitohet ndaj rrogozhinasve.

Në 8 sfida që Martini ka luajtur kundër Egnatias, shkodrani ia ka dalë të sigurojë 3 fitore. $ sfida kanë përfunduar në barazim, ndërsa është mposhtur vetëm në një rast.

Statistika këto që i bëjnë të besojnë në Durrës se mund të marrin rezultat pozitiv ndaj Egnatias, e cila kryeson me 5 pikë më shumë se vendi i dytë në kampionat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat