Mbappe, rrezik për Borussia Dortmundin?

Futboll

Mbappe, rrezik për Borussia Dortmundin?

Më: 1 maj 2024 Në ora: 12:05
Mbappe

Trajneri i Borussia Dortmund-it, Edin Terziç deklaroi për mediet në prag të ndeshjes së parë gjysmëfinale të Champions League ndaj Paris Saint-Germain se nuk duhet të fokusohen vetëm te Mbappe.

I pyetur për “asin” më të rrezikshëm të PSG-së ai theksoi se po u fokusuan vetëm te francezi mund ta pësojnë nga të tjerët.

“Shpesh pyesim veten se si mund ta ndalojmë, por nëse fokusohemi vetëm tek ai, të tjerët mund të na bëjmë dëm në të njëjtën mënyrë.

Kanë cilësi të pabesueshme.

Qëllimi është krijimi i një avantazhi të vogël në funksion të ndeshjes së kthimit. Ideja nuk është të përqendrohemi te 1 apo 2 lojtarë, duhet të fokusohemi te topi, çelësi është të kemi posedimin e topit”-deklaroi Terziç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat