Ish futbollisti shqiptar: Për 50 dollarë më zbritën nga aeroplani

Futboll

Ish futbollisti shqiptar: Për 50 dollarë më zbritën nga aeroplani

Më: 1 maj 2024 Në ora: 12:33
Fatbardh Jera

Në episodin e radhës të “Soccer Talk Podcast” ishte i ftuar Fatbardh Jera.

Gjatë bashkëbisedimit me Skënder Gegën, ish-futbollisti shkodran ka treguar një nga momentet më të vështira në karrierë, kur u pezullua me 6 muaj nga futbolli.

Jera zbuloi se shkak për dënimin nga regjimi i sistemit diktatorial të asaj kohe ishin 50 dollarët që ai mbante në udhëtimin për në Egjipt, ku do të zhvillonte miqësoren e parë me Kombëtaren shqiptare.

“Ishte një fat i keq i sistemit. Duke shkuar në ndeshjen e parë miqësore në Egjipt, për 50 dollarë më zbritën prej aeroplanit.

Për 6 muaj as me Vllazninë nuk pata mundësinë të luaja.

Më ulën prej aeroplanit dhe më çuan në ndjekje penale. Ishte një shok i jashtëzakonshëm, por ashtu ishte sistemi. Më kapën në Rinas”, ka thënë Jera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat