Dortmund - PSG, formacionet e mundshme

Futboll

Dortmund - PSG, formacionet e mundshme

Më: 1 maj 2024 Në ora: 12:47
Foto ilustrim

Champions League vijon mbrëmjen e sotme me gjysmëfinalen e dytë që vendosë përballë Borussia Dortmund dhe PSG. Pas 11 vitesh, verdhezinjtë kërkojnë një tjetër biletë për në finale, ndërsa PSG shpreson shumë që ky të jetë viti i duhur për të fituar më në fund Champions League.

Në 12 vite në krye të PSG, sheiku Al Khelaifi ka shpenzuar miliona euro pikërisht për të triumfuar në Champions League, pasi titulli në Francë është kthyer në rutinë.

Në Paris shijuan titullin e 12 në histori nga divani, të fokusuar totalisht te takimi kundër Dortmund. Verdhezinjtë nuk vijnë në kushte ideale në këtë takim, pësuan një humbje të rëndë 4-1 përballë Leipzig, ndërsa e shohin veten për momentin jashtë Champions League.

6 herë janë përballur ndërmjet tyre Dortmund dhe PSG, me francezët që numërojnë 2 fitore, 3 ndeshje kanë përfunduar në barazim, ndërsa vetëm në një rast ka fituar Dortmund.

FORMACIONET E MUNDSHME

Dortmund: Kobel; Ryerson, Hummels, Schlotterbeck, Maatsen; Sabitzer, Can; Sancho, Brandt, Adeyemi; Füllkrug

PSG: Donnarumma; Hakimi, Marquinhos, Hernández, Mendes; Zaïre-Emery, Vitinha, Fabián Ruiz; Dembélé, Mbappé, Barcola

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat