Bayer Leverkuseni do të përballet me Romën

Futboll

Bayer Leverkuseni do të përballet me Romën

Më: 1 maj 2024 Në ora: 13:46
Bayer Leverkusen

Njëjtë si edicionin e kaluar, Bayer Leverkuseni do të përballet me Romën në gjysmëfinale të Ligës së Evropës.

Pas dëshpërimit të vitit të kaluar, gjërat janë më ndryshe për skuadrën gjermane. Frustimi për eliminimin e vjetshëm tani shërben si forcë shtytëse për sukses, shkruan “kicker.de” të mërkurën.

Roma dhe Bayer Leverkuseni e luajnë të enjten prej orës 21:00 në “Olimpico” gjysmëfinalen e parë të Ligës së Evropës.

Më 11 maj të vitit të kaluar, Roma kishte fituar 1:0 ndeshjen e parë, ndërsa më 18 maj rezultati ishte 0:0. Skuadra italiane kaloi në finale ku u mposht nga Sevilla me penallti.

Leverkuseni tani është ekip krejt tjetër. Ka siguruar titullin e parë të Bundesligës, është në seri impresive të ndeshjeve pa humbje dhe e ka dirigjent në mesfushë Granit Xhakën.

Te Leverkuseni e vlerësojnë më shumë se një gjysmëfinale normale këtë ndaj Romës. Eliminimi i një viti më parë ishte shumë i dhimbshëm, ndër të tjera edhe për mënyrën se si Roma festoi në Gjermani. Italianët gjatë ndeshjes së kthimit në “BayArena” ishin shumë destruktivë po ashtu.

Ajo përvojë me Romën ishte pikënisje për stinorin aktual në Ligën e Evropës.

Leverkusenin e pret edhe finalja e Kupës së Gjermanisë, më 25 maj në Berlin ndaj Kaiserslauternit.

Por fillimisht i gjithë fokusi është te ndeshja në Romë. Synimi është edhe vazhdimi i serisë pa humbje, që tashmë ka arritur në 46 ndeshje. Asnjë skuadër në top-pesë ligat evropiane nuk ka pasur një seri të tillë në histori.

Në gjysmëfinalen tjetër të Ligës së Evropës, që është gara e dytë kontinentale për nga niveli, takohen Marseille dhe Atalanta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat