Matip drejt largimit

Futboll

Matip drejt largimit

Më: 1 maj 2024 Në ora: 13:54
Matip

Matip drejt largimit, Liverpool gjen pasuesin e tij te Crystal Palace!

Marc Guehi është objektivi kryesor i Liverpool për merkaton e verës, me qendërmbrojtësin që shihet si pasuesi i Joel Matip.

32-vjeçari do të largohet në përfundim të sezonit, teksa drejtuesit e “The Reds” kanë nisur punën për të kompletuar këtë operacion, për të transferuar ish-mbrojtësin e Chelsea-t.

Marc Guehi po kalon një dëmtim dhe nuk luan prej shkurtit, por cilësitë e tij nuk vendosen në diskutim dhe mediet britanike raportojnë se Liverpool është i gatshëm të paguajë 55 milionë paund për 23-vjeçarin, që ka kontratë me “Shqiponjat” deri në verën e vitit 2026.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat