Nuk shihen si favorit

Futboll

Nuk shihen si favorit

Më: 1 maj 2024 Në ora: 13:59
Luis Enrique

Nuk shihen si favorit, por në Dortmund të gjithë besojnë se mund të sigurojnë një biletë për në finalen e Ligës së Kampionëve.

Sigurisht pengesa që kanë përpara është jo e lehtë, i duhet t’i bëjnë ballë Mbapes me shokë, por Edin Terziç, trajneri i Dortmund beson te kualifikimi.

“Në futboll gjithçka është e mundur. Na presin dy sfida, 180 minuta, ku duhet të punojmë shumë për të arritur ëndrrën tonë. Jemi skuadra me më pak eksperiencë në këtë fazë, por në të njëjtën kohë jemi edhe më të uriturit. Kjo do të jetë një natë speciale për ne. Objektivi është i qartë, të sigurojmë një avantazh të lehtë nga ndeshja e parë. Nuk më intereson aspak se kush shihet favorit, ne jemi gati”, u shpreh Terzic, duke bërë më pas edhe një koment në lidhje me Kilian Mbape, rrezikuan e tyre kryesor.

“Nëse do të përqendroheshim vetëm tek ai, të tjerët do të na bënin keq. PSZH ka një skuadër të shkëlqyer. Ideja është të mos përqendrohemi vetëm te një lojtar, duhet të jemi të përqendruar te topi”, u shpreh trajneri i B.Dortmund në konferencë për shtyp.

Në letër, PSZH shihet si favorit në këtë përballje, por ky konstatim nuk është pritur mirë nga Luis Enrique.

“Ja pse prej kohësh them që shtypi nuk ja ka idenë futbollit. Gjëja më e mirë është të shijojnë këtë ndeshje speciale, në një atmosferë të shkëlqyer. Unë mendoj se cilado skuadër që do të dal jashtë në këtë pikë të Champions League do të ishte një zhgënjim i madh. Unë pres një ndeshje të denjë për këtë fazë, të fortë, të luftuar. Ne do të përpiqemi të fitojmë me mënyrën tonë të lojës. Do të jetë një ndeshje spektakolare, një ndeshje me gola”, u shpreh Luis Enrike duke u ndalur më pas tek objektivi për të fituar tripletën.

“Që nga dita e parë kur kam ardhur këtu kam ndjerë mbështetjen e shoqërisë dhe të lojtarëve. Ne jemi në një proces rritje, ky është vetëm fillimi. Mungon dhe një muaj deri në fund dhe mund të fitojmë në të gjithë kompeticionet, duhet vetëm të administrojmë si duhet emocionet, të administrojmë si duhet presionin”, u shpreh ndër të tjera Enrike në konferencë për shtyp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat