Ibraimi kërkon golin e 200-të në karrierën e tij në Maqedoni

Futboll

Ibraimi kërkon golin e 200-të në karrierën e tij në Maqedoni

Nga: K.G. Më: 1 maj 2024 Në ora: 14:28
Besart Ibraimi në veprim

Struga Trim Lum sot do të përballet me Tikveshin në Kavadar, ndërsa Besart Ibraimi kërkon golin e tij të 200 në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut, 

Pikët i nevojiten Strugës në luftë për titull, ndërsa Besart Ibraimit shpreson që sot të shënojë edhe golin e 200-të të karrierës së tij në PMFL.

“Më e rëndësishmja është fitorja dhe kush do apo që mundet le të shënojë gol. Kemi edhe katër ndeshje deri në fund dhe duhet t'i fitojmë të gjitha.

Për golin tim të 200-të? Kështu që do të ishte ideale që Struga të fitonte me golin tim jubilar në PMFL”, - tha mes të tjera Ibraimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat