Zabicer: Duam finalen

Futboll

Zabicer: Duam finalen

Më: 1 maj 2024 Në ora: 14:29
Marsel Zabicer

Marsel Zabicer mbërriti në trajtën e “dështakut” nga ekipi i Bajernit, por shumë shpejt nën urdhërat e trajnerit Edin Terziç mesfushori austriak ka fituar pozitën e liderit.

Ai luajti rol përcaktues në kualifikimin ndaj Atletikos, ndërsa tashmë e hedh vështrimin drejt finales:

“Liga e Kampionëve vlerësohet më të drejtë kompeticioni më i vështirë për klube.

“Uria” e grupit është e madhe dhe ne nuk kënaqemi me kaq.

Dëshirojmë finalen e madhe, e cila do na jep shansin të luftojmë për trofeun.

Me PSG-në kemi zhvilluar dy paraqitje të ndryshme në fazën e grupeve, çka do të thotë se i njohim deri në një pikë të caktuar.

Është koha të flasim në fushë”, përfundoi mesfushori i verdhezinjëve Marsel Zabicer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat