A ka lindur aty Milani i madh i Arrigo Sacchit?

Futboll

A ka lindur aty Milani i madh i Arrigo Sacchit?

Më: 1 maj 2024 Në ora: 14:41
Gullit e Maradona

Më 1 maj 1988, si sot 36 vite më parë, në stadiumin “San Paolo” u zhvillua ndeshja e madhe Napoli - Milan, e cila vlente titullin.

Kuqezinjtë e stërvitur nga Arrigo Sacchi arritën një sukses të jashtëzakonshëm, atë të rikuperimit të shumë pikëve në raport me skuadrën e Maradonës.

Ajo “finale” përfundon 2:3 dhe Milani preku titullin.

A ka lindur aty Milani i madh i Arrigo Sacchit?

E mundur, sepse vinte nga një periudhë luhatjesh, ku nuk kishte gjetur vazhdimësi.

Nga njëra anë ishin Maradona dhe Careca, nga ana tjetër holandezët, Rijkaard, Gullit dhe van Basten, të cilët, menjëherë pas kësaj, do të fitonin edhe Kampionatin Evropian të vitit 1988. Maradona ishte golashënuesi më i mirë në Serie A..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat