Rossi: Ky Leverkusen është shumë më i fortë

Futboll

Rossi: Ky Leverkusen është shumë më i fortë

Më: 1 maj 2024 Në ora: 14:46
Daniele De Rossi

Në prag të gjysmëfinales së parë të Europa League kundër Bayer Leverkusenit, kampionëve të sapo-shpallur të Gjermanisë, Daniele De Rossi, tekniku që ka ndryshuar fytyrën e verdhekuqve, e nisi në lidhje me Lukakun dhe Smalling.

“Lukaku është stërvitur shumë pak, por në të njëjtën kohë ka humbur shumë ditë stërvitjeje. Do ta vlerësojmë gjendjen e tij deri në fund.

Dje bëri një stërvitje jo shumë intensive, por dukej se ishte mirë.

Të shohim dhe të vendosim.

Smalling? Ka bërë një stërvitje në linjë me ritmin, shpresoj dhe mendoj se do t’i rikuperoj të dy“.

Natyrisht vlerësim dhe elozhe nga ish-mesfushori për “Aspirinat”, skuadrën që ka surprizuar gjithë Europën në këtë sezon. Duke mos pësuar ende asnjë humbje.

“Ata kanë lojtarë shumë interesantë, e vlerësoj shumë trajnerin e tyre. Është diçka për t’u respektuar që janë të pamposhtur këtë vit, edhe pse kanë qenë shpesh në disavantazh.

Është një skuadër që ka fituar agresivitet dhe vetëbesim. Dhe që lufton pa u dorëzuar deri në minutat e fundit.

Edhe ne kemi lojtarë që luftojnë deri në fund, përndryshe nuk do të kishim fituar në atë mënyrë me Udinesen. Djemtë do të gjejnë një Bayer shumë ndryshe nga ai që Roma mposhti vitin e kaluar…

Është një skuadër krejt ndryshe nga ajo e gjysmëfinales së kaluar, shpresoj që kujtimi i saj t’i përndjekë, por ata janë shumë më të fortë se sa një vit më parë“.

Trajneri i Romës ndërkohë nuk preferon të japë shumë indikacione për rreshtimin apo mënyrën e lojës që do të aplikojë, teksa u shpreh:

“Ndonjëherë ju gazetarët ndaleni pak si shumë të mbrojtja me 3 apo me 4, por besoj se mbrojtja nëse bëhet mirë, bëhet me protagonistë që dinë të jenë edhe mbrojtës por edhe sulmues të parë. Nuk them që do të luaj me mbrojtjen me 3, por të shohim… “.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat