Thuram: Jam shumë krenar për këtë skuadër

Futboll

Thuram: Jam shumë krenar për këtë skuadër

Më: 1 maj 2024 Në ora: 14:51
Marcus Thuram

Marcus Thuram zbulon sekretin e evolucion it taktik që pësoi këtë sezon me skuadrën e Interit duke kulmuar me fitoren e titullit kampion. Në një intervistë për mediat franceze ai tregoj fillimisht emocionet për triumfin në derbin e Milanos, që i lejoi Interit fitoren zyrtarisht të titullit.

“Ishte diçka fantastike. Jam shumë krenar për këtë skuadër dhe për tifozët.

Kjo fanellë është historike dhe duhet patjetër ta fitonim titullin. Jam super i lumtur. Dy yjet simbolizojnë 20 titujt kampionë të historisë së Interit.

Është një krenari e madhe”, tha fillimisht Markus. Ai që është shndërruar në idhullin e tifozëve zikaltër me numrin 9 mbi shpinë mund të ishte bërë mbrojtës. “Është e vërtetë që kur nisa futbollin të gjithë më vendosnin në mbrojtje duke ditur që isha djali i një qendërmbrojtësi të famshëm si Lilian Turam. E kishin më të lehtë ta bënin këtë lëvizje.

Pastaj u sqarova me trajnerin dhe i thashë që nuk më pëlqente ta bëja atë rol. Doja vetëm të luaja në sulm”, tregon ai..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat