Kritikohet

Futboll

Kritikohet

Më: 1 maj 2024 Në ora: 15:13
Kane e Bellingham

Harry Kane ka qenë një ndër lojtarët kryesor të Bayern Munich në barazimin ndaj Real Madridit 2:2 në sfidën e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Kane shënoi gol në ndeshje ku u tregua i saktë nga pika e bardh.

Para se ta godiste 11-të metërshin, sulmuesit anglez iu afrua bashkëkombëtasi i tij, Jude Bellingham, i cili i tha diçka tek veshi.

”Të them të drejtën nuk e di çfarë thotë. Unë isha shumë i fokusuar, por e vërejta që ai u afrua dhe thoshte diçka. Sigurisht që ishte diçka që të më largonte nga fokusi”, u përgjigj Kane.

Kjo situatë mori vëmendjen e shtypit anglez, të cilët kritikuan Bellinghamin.

Gazetat nxjerrin në pah joefektivitetin e strategjisë, madje Mirror thotë se lojtari i Real Madridit “u largua me vezë në fytyrë”, një shprehje angleze për situata fatkeqe, të sikletshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat