Tetova pa 3 lojtarë në Durrës

Futboll

Tetova pa 3 lojtarë në Durrës

Më: 1 maj 2024 Në ora: 15:29
Egnatia

Egnatia u mposht nga Vllaznia në kuadër të javës së 33-të të Superiores, por te rrogozhinasit nuk kanë kohë për të humbur pasi një tjetër duel mjaft i rëndësishëm i pret. Teuta do të jetë kundërshtari i radhës i Egnatias, sfidë kjo që do të luhet në “Diko Dovana” ditën e shtunë në orën 16:00.

Një transfertë delikate duke marrë parasysh se Edlir tetova do të vuajë mungesën e 3 titullarve.

Kështu nuk do të mund të llogarisë shërbimet e Albano Aleksit, Edison Ndrecës dhe Arbenit Xhemajlit.

Ky i fundit u ndëshkua me karton të kuq ndaj kuqebluve dhe në këtë mënyrë do të jetë i pezulluar.

Ndërkohë ish-lojtari i Tiranës u ndëshkua me karton të verdhe dhe ka plotësuar numrin 4 të tyre dhe do të jetë i pezulluar.

Nga ana tjetër Ndreca nuk e ka kaluar ende dëmtimin që mori në Kupë dhe do të vazhdojë të mungojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat