Tirana - Vllaznia është finalja e edicionit 2023-2024

Futboll

Tirana - Vllaznia është finalja e edicionit 2023-2024

Më: 1 maj 2024 Në ora: 15:34
Pamje nga një ndeshje

Janë zhvilluar sot në “Shtëpinë e Futbollit” dy ndeshjet gjysmëfinale të kampionatit të vajzave U-17.

Vllaznia dhe Tirana do të përballen së bashku në finale për të përcaktuar ekipin kampion të këtij edicioni.

Sfida e parë gjysmëfinale e ditës së sotme ishte Apolonia – Vllaznia.

Takimi ishte shumë i luftuar dhe koha e rregullt u mbyll në barazim pa gola 0-0.

Më pas, të dyja ekipet iu drejtuan penalltive, ku vajzat e Vllaznisë fituan 3-1.

Në takimin tjetër gjysmëfinal Tirana nuk e vendosi aspak në diskutim fitoren, pasi triumfoi me rezultatin 3-0 ndaj Skënderbeut.

Finalja e këtij edicionin në kampionatin e vajzave U-17, Tirana – Vllaznia do të luhet në “Shtëpinë e Futbollit” më datë 5 maj.

Rezultatet e sfidave gjysmëfinale

Apolonia U-17 – Vllaznia U-17 0-0 P(1-3)

Tirana U-17 – Skënderbeu U-17 3-0

Finalja

Tirana U-17 – Vllaznia U-17 05.05.2024

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat