Henry: I kanë fituar 14 Champions League 

Futboll

Henry: I kanë fituar 14 Champions League 

Më: 1 maj 2024 Në ora: 15:39
Thierry Henry

Legjenda e futbollit, Thierry Henry, ka një mesazh interesant e i përket skuadrës së Real Madridit, e cila mbrëmë ka barazuar me rezultat 2:2 me Bayernin në Munih, në gjysmëfinalen e parë të Champions League.

"Nuk ka rëndësi kush kishte më shumë shanse, posedim apo kush vrapoi më shumë. Real Madridi ka të bëjë me shfrytëzimin maksimal të shanseve të krijuara.

Po të shohim çerekfinalet e Champions League ndaj Manchester City, thua se për të bardhët

nuk kishin top fare... Atëherë, si shënuan 4 gola? Kur bëhet fjalë për Real Madridin, ka shumë nëse dhe pse.

Ata shënojnë thuajse në çdo rast të krijuar, kjo është ajo që dinë të bëjnë më mirë. Prandaj i kanë fituar 14 Champions League", tha Henry.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat