Manaj rikthehet në stërvitje

Futboll

Manaj rikthehet në stërvitje

Më: 1 maj 2024 Në ora: 15:46
Manaj

Sivasspor do të ketë një duel delikat ndaj Galatasaray, të vlefshme për javën e 35-të.

Uygun Bulent, trajneri i Sivasspor ka marrë sot lajmin e mirë, teksa Rey Manaj është rikthyer në stërvitje, pas problemeve të vogla të shfaqura së fundmi.

Bulent e sheh sulmuesin shqiptar si titullar ndaj pretendentëve të Gallatasaray, me shpresën se ai do mund të bëjë diferencën.

Manaj ka realizuar deri më tani 18 gola në kampionat, duke fituar kështu zemrën e tifozëve të Sivasspor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat