Marrëveshja mund të zyrtarizohet nga ora në orë

Futboll

Marrëveshja mund të zyrtarizohet nga ora në orë

Më: 1 maj 2024 Në ora: 16:29
Ralf Ragnick

Marrëveshja mund të zyrtarizohet nga ora në orë.

Ralf Ragnick dha miratimin e tij për të drejtuar Bayern Munich duke nisur nga vera e ardhshme.

Diçka që e pranoi vetë presidenti i klubit bavarez, Herbert Hainer, i cili deklaroi se bisedimet me Ralf janë duke ecur mirë.

Administratori i deleguar Jan-Christian Dreesen ishte pak më i “kriptuar”, teksa u shpreh: “Është si puna e parashikimit të motit, ndonjëherë vijnë reshje shiu dhe kur nuk parashikohen, nuk mund të influencojmë motin“.

E vërtetë, por po aq e vërtetë sa herët a vonë do të shkëlqejë dielli, askush nuk dyshon mbi faktin se do të jetë tekniku aktual i Austrisë ai që do të drejtojë Bayernin, pasi dyshimet i përkasin vetëm faktit se kur do të vijë zyrtarizimi:

“Nuk mendoj se do të ndodhë para ndeshjes së kthimit me Real Madrid“, u shpreh drejtori i përgjithshëm Eberl, ndërkohë që versioni i drejtorit sportiv Freund ishte: “Nuk mund ta përjashtoj që të ndodhë që këtë javë… “.

Mes bavarezëve dhe 65-vjeçarit ka një akord në parim. Mungojnë disa detaje, që nuk janë të parëndësishme. Tekniku do të marrë me vete në Mynih zëvendësin dhe videoanalistin e tij Lars Kornetka. Veç të tjerash do me vete në staf dhe Peter Oerchtold dhe Onur Cinel.

Rangnick, cili njihet si një trajner që ju delegon shumë bashkëpunëtorëve të tij, do njerëz të besuar në krye të çdo sektori. Skuadra në këtë sezon ka patur shumë dëmtime, motiv për të cilin tekniku do të rifreskojë edhe stafin mjekësor.

Dhe do të përfshijë një nutricionist me të cilin bashkëpunon që tani. Presidenti honorifik, Uli Hoennes i sheh me sy të mirë këto ndryshime, por në mes është ende Federata Austriake që për ta lënë të lirë Ragnick kërkon rreth 10 milionë euro. Shumë që konsiderohet e ekzagjeruar nga Bayerni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat