Postecoglu: Hoqën VAR-in?

Futboll

Postecoglu: Hoqën VAR-in?

Më: 1 maj 2024 Në ora: 17:32
Ange Postecoglu

Suedia bëhet Federata e parë që tërhiqet nga teknologjia VAR.

Pasi vunë re se shumica e klubeve dhe Federatave rajonale ishin kundër përdorimit të VAR-it, drejtuesit e futbollit nordik vendosën të refuzonin teknologjinë.

Në lidhje me këtë temë ka reaguar edhe Ange Postecoglu.

Trajneri i Tottenhamit, i cili njihet për qëndrimin e tij kundër VAR-it, e komentoi me një batutë ngjarjen e fundit.

“Tani nuk ka më VAR në Suedi? Atëherë do të shkoj të trajnoj atje”, u shpreh trajneri australian me origjinë greke. I cili protestoi ndaj vendimeve të arbitrave pas derbit Tottenham-Arsenal (2-3).

Spurs u mposhtën nga skuadra e Mikel Artetës në fundjavë, duke komplikuar në maksimum mundësitë e kualifikimit në Champions League për sezonin e ardhshëm.

Aston Villa e vendit të katërt është 7 pikë larg. Por Tottenhami ka luajtur dy ndeshje më pak se ekipi i drejtuar nga Unai Emery.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat