​Chelsea synon Thiago Mottan si zëvendësues të Pochettino

Futboll

​Chelsea synon Thiago Mottan si zëvendësues të Pochettino

Më: 1 maj 2024 Në ora: 17:50
Thiago Motta

Chelsea është shfaqur me interes serioz për trajnerin e Bolongas, Thiago Motta, teksa po kërkon një zëvendësues për Mauricio Pochettinon.

“Blutë” nuk kanë lënë përshtypje këtë sezon nën drejtimin e ish-trajnerit të Tottenham dhe PSG, ku renditen në vendin e nëntë në tabelë me vetëm pak javë të mbetura në sezonin e Premier Ligës.

Chelsea nuk do të kualifikohet në kompeticionet evropiane, një fakt ky që ka zemëruar tifozët.

Në anën tjetër, Thiago Motta ka dëshmuar se është një nga trajnerët më emocionues në futbollin botëror, duke e çuar Bolongan në Ligën e Kampionëve për herë të parë në historinë e klubit. Ai ka tërhequr vëmendjen e Milanit dhe Juventusit, me gjasë që të largohet në verë.

“Tuttosport” detajon se si Chelsea ka mbetur tepër i zhgënjyer nga puna dhe rezultatet e Pochettinos këtë sezon, duke kërkuar zëvendësues të mundshëm gjatë verës, duke identifikuar Thiago Mottan e Bolongas si një opsion emocionues.

Juventusi ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar për taktikanin italo-brazilian, ndërsa ata debatojnë se çfarë të bëjnë me Massimiliano Allegri, i cili nuk është i gatshëm të japë dorëheqjen dhe të heqë dorë nga paga e tij neto prej 7 milionë euro në verë.

Interesi i Milanit për Thiago Motta është rritur gjithashtu pas vendimit të tyre për t'u larguar nga Julen Lopetegui, lidhjet e të cilit shkaktuan protesta nga tifozët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat