Struga kokulur nga Kavadari! Ibraimi kalon numrin e 200 golave 

Futboll

Struga kokulur nga Kavadari! Ibraimi kalon numrin e 200 golave 

Më: 1 maj 2024 Në ora: 17:58
Pamje nga ndeshja

Struga Trim Lum zhgënjen në stadiumin në Kavadar, duke pësuar humbje me rezultat 3:2 nga Tikveshi. 

Në minutat e fundit mbetet pa pikë të rëndësishme në luftë për titullin e kampionit në Maqedoninë e Veriut. 

Besart Ibraimi kalon shifrën e 200 golave, ka 201 në karrierën e tij si futbollist në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut. 

Ai ka realizuar në minutën e 63-të e të 77-tën nga penalltia dhe Mojsov në minutën e 32-të, Stojkoski në atë të 82-tën e Luan Silva (90+4') për vendasit.

Struga Trim Lum bie në vend të dytë me 58 pikë dhe Tikveshi është në pozitën e pestë me 42 pikë pas javës së 30-të në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat