Shkëndija humbjen e shndërron në fitore, merr kreun e tabelës në Maqedoni

Futboll

Shkëndija humbjen e shndërron në fitore, merr kreun e tabelës në Maqedoni

Nga: K.Goca Më: 1 maj 2024 Në ora: 18:05
Pamje nga ndeshja

Shkëndija e Tetovës gati sa zhgënjeu megjithatë ngadhënjeu në frymën e fundit me rezultat 3:2 ndaj Brera nga Strumica.

Mysafirët avancuan me rezultat 0:2 me golat e futbollistëve Ivkoviq (16') e Cvetanovski (68'). 

Shkëndija këndellet dhe shënoi golat e fitores përmes lojtarëve Ademi (77'), Cake (85’) e Aganspahiq (90+4’). 

Shkëndija kryeson me 58 pikë, pasojnë Struga Trim Lum 58 pikë, Shkupi 58 dhe Brera  zë vendin e tetë me 37 pikë pas javës së 30-të në elitën e futbollit maqedonas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat