Mbret i asisteve

Futboll

Mbret i asisteve

Më: 1 maj 2024 Në ora: 18:37
Kevin De Bryjne

Pavarësisht se ka luajtur vetëm 21 herë në sezonin 2023-24 për shkak të dëmtimit, Kevin De Bryjne ka dhënë këtë sezon më shumë asiste se çdo lojtar në Premier Ligë. Fantazisti belgu ftoi Joshko Gvardiolin dhe Erling Halandin të shënonin në fitoren vendimtare 2-0 të së dielës në Premier Ligë në transfertë me Notingem Forestin.

Ishte hera e 18-të që ai ka dhënë më shumë se një asist në një ndeshje të Premier Ligës, më shumë nga çdo lojtar në historinë e kompeticionit. Kjo e çoi 32- vjeçarin në shifrën 15 asisteve në të gjitha kompeticionet këtë sezon, duke kaluar përpara Bukajo Sakës së Arsenalit me 14 pasime për gol. De Bryjne ka dhënë tetë asiste në vetëm 14 paraqitje në Premier Ligë. Pesë të tjera kanë ardhur në katër ndeshje të Kupës FA, një në Ligën e Kampioneve dhe një në Superkupën e Anglisë.

Mesfushori i “qytetarëve” ka qenë një forcë krijuese e jashtëzakonshme e Premier Ligës që nga ardhja e tij në vitin 2015, duke grumbulluar gjithsej 114 asiste në 257 ndeshje në total.

Ai i arriti tri shifrat e pasimeve vendimtare në një kohë rekord të qëndrimit të tij në Angli: duke iu dashur 56 ndeshje më pak se mbajtësi i më përparshëm i rekordit, Cesk Fabregas.

De Bryjne ka fituar tre herë çmimin e organizatorit më të mirë të Premier Ligës, ndërsa asnjë lojtar tjetër nuk e ka fituar atë më shumë se një herë. Lidhja e De Bryjnes me golashënuesin më të mirë të Mançester Sitit, Erling Haland, ka rezultuar veçanërisht e frytshme, me të parin që e ka ushqyer deri tani në Premier Ligë 11 herë norvegjezin.

Asnjë lojtar tjetër nuk ka krijuar për një shok ekipi më shumë se tetë gola që nga fillimi i sezonit të kaluar, kur Erling Haland u transferua nga Borusia e Dortmundit te Mançester Siti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat