Asllani pritet titullar

Futboll

Asllani pritet titullar

Më: 1 maj 2024 Në ora: 18:48
Asllani

Kundër Torinos, Simone Inzaghi ishte i detyruar të hidhte në fushë formacionin e tij më të mirë, kjo edhe në formë shpërblimi për të marrë duartrokitjet e tifozëve, por situata pritet të jetë ndryshe kundër Sassuolos, me Inzaghi-n që po planifikon një rotacion në shkallë të gjerë.

Kjo është një zgjedhje logjike, një mundësi e shkëlqyer që titullarët të pushojnë, por mbi të gjitha për të parë sërish në aksion disa nga lojtarët më pak të aktivizuar si Kristjan Asllani.

Mesfushori kuqezi ka vërtetuar gjatë këtij sezoni se ka qenë gjithnjë gati kur është thirrur në apel, nuk ka stonuar thuajse kurrë.

Asllani pritet të marrë vendin e Calhanoglu, ndërsa Frattesi vendin e Mkhitaryan.

Nuk pritet të ketë ndryshime në portë, pasi Sommer kërkon të arrijë rekordin e Buffon me 21 ndeshje pa pësuar gol, për momentin ndodhet në kuotën e 19 ndeshjeve.

Ashtu si Sommer, edhe Lautarto Martinz nuk pritet të pushojë, “demi” kërkon të përmirësojë shifrat e tij në Serie A, për momentin ndodhet në kuotën e 23 golave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat