Vinicius Jr paralajmëron Bayernin: Tani është koha për një natë magjike

Futboll

Vinicius Jr paralajmëron Bayernin: Tani është koha për një natë magjike

Më: 1 maj 2024 Në ora: 18:50
Vinicius

Bayern Munih dhe Real Madrid kanë përfunduar në barazimin 2:2, në një ndeshje spektakolare në kuadër të ndeshjes së parë gjysmëfinale të Champions League.

Për vendasit golat i shënuan Leroy Sane dhe Harry Kane, ndërsa për Real Madridin ‘heroi’ i natës ishte pikërisht Vinicius Junior i cili shkëlqeu me dy gola.

Ylli brazilian fillimisht shënoi në pjesën e parë për t’i dhënë avantazhin prej 1-0 Real Madridit pas asistimit magjik të Toni Kroos, ndërkaq në pjesën e dytë me gjakftohtësi realizoi nga penalltia për të barazuar shifrat në 2-2.

Pas ndeshjes, braziliani është prononcuar shkurtimisht për mediat, duke dhënë një paralajmërim për bavarezët.

“Ai pasim ishte një dhuratë nga Toni Kroos, e bëri të lehtë për mua që të shënoja.

Tani është koha për një natë magjike në Bernabeu. Është koha ta çojmë Real Madridin aty ku i takon, në finale të Champions League”, ka thënë Vinicius.

Ndeshja e kthimit mes Bayern Munichut dhe Real Madridit do të zhvillohet të mërkurën e 8 majit, në orën 21:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat