​Skuadra spanjolle në zi, pjesëtari i vdes në aksident trafiku

Futboll

​Skuadra spanjolle në zi, pjesëtari i vdes në aksident trafiku

Më: 1 maj 2024 Në ora: 19:05
Santos 'Santi' Olmos

Skuadra e Real Zaragozas po mban zi për vdekjen e Santos 'Santi' Olmos, i cili u godit nga një kamion mbrëmjen e së mërkurës.

I ndjeri, 44 vjeç, ishte pjesë e sekretariatit teknik të klubit, ku punonte për departamentin e skautizmit. Ai ishte një nga të besuarit e Juan Carlos Cordero, i cili mori frenat në janar të vitit të kaluar.

Aksidenti ndodhi në kilometrin 275,200 të A-23, në drejtim të Teruelit, në lartësinë e Cuarte de Huerva, shumë pranë terrenit të stërvitjes së Real Zaragoza.

Përpara kësaj faze, Olmo kishte punuar për CD Tenerife, Hércules CF, Granada CF, Cádiz CF dhe Elche CF.

“Familja e Zaragozas është në zi. Me gjithë dhimbjen në zemër njoftojmë për ndarjen nga jeta të Santos Santi Olmo, anëtar i sekretariatit teknik të Real Zaragozas, i cili u nda nga jeta dje në moshën 44-vjeçare.

Santi zhvilloi një punë të palodhur dhe të saktë në skautimin e lojtarëve në klub, veçanërisht i fokusuar në dy skuadrat e para të Real Zaragoza. Nuk do ta harrojmë kurrë predispozitën e tij për punë ekipore, mirësinë dhe buzëqeshjen e tij çdo ditë në Ciutat Esportiva.

Ne dëshirojmë t'i dërgojmë ngushëllimet tona të sinqerta familjes në këtë moment të vështirë.

U prefsh ne paqe”, shkruante në komunikatën e Real Zaragozas. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat