​Referët e Premier Ligës nga sezoni i ardhshëm do t’ua shpjegojnë vendimet e VAR-it tifozëve në stadium

Futboll

​Referët e Premier Ligës nga sezoni i ardhshëm do t’ua shpjegojnë vendimet e VAR-it tifozëve në stadium

Më: 1 maj 2024 Në ora: 19:37
Howard Webb

Shefi i referëve të Premier Ligës, Howard Webb e ka konfirmuar rregullin e ri që do të prek referët e Premier Ligës nga sezoni i ardhshëm.

Webb ka bërë të ditur se referët e Premier Ligës do të përdorin sistemin e zërimit për të shpjeguar vendimet e VAR-it, pasi që ata të vizitojnë monitorin e vogël në fushë për rishikimin dhe vlerësimin e një rasti, raporton KosovaPress.

VAR vazhdimisht është në qendër të vëmendjes në Angli, me shumë vendime të gabuara të marra këtë sezon nga referët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat