“Signal Iduna Park” pret spektakël

Futboll

“Signal Iduna Park” pret spektakël

Më: 1 maj 2024 Në ora: 20:14
Foto ilustrim

Mbrëmja e së mërkurës do të mirëpresë sfidën e parë gjysmëfinale mes Dortmund dhe PSG, ndeshje e cila starton në orën 21:00.

Kjo përballje premton një spektakël të garantuar, pasi edhe të dyja skuadrat ofrojnë gola dhe show. Sigurisht, më favoritë për të fituar në këtë përballje janë francezët, me Mbappe në krye të skuadrës të cilët duan me patjetër një trofe të Champions League.

Nga ana tjetër, Dortmund është një ekip i cili ka eksperiencë të gjatë në këtë turne europian, por janë gjithashtu një skuadër e cila nuk dorëzohet kollaj./h.ll/abcnews.al

Formacionet zyrtare:

Dortmund: Kobel, Schlotterbeck, Sancho, Fullkrug, Hummels, Brandt, Sabitzer, Maatsen, Emre Can, Ryerson, Adeyemi.

PSG: Donnarumma, Hakimi, Marquinhos, Mbappe, Ruiz, Dembele, Vitinha, Lucas Hernandez, Nuno Mendes, Barcola, Zaire-Emery.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat