Dortmundi spektakolar, PSG-ja dëshpëron

Futboll

Dortmundi spektakolar, PSG-ja dëshpëron

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 1 maj 2024 Në ora: 20:51 Përditësuar në ora: 22:54 më 01.05.2024
Pamje nga ndeshja

Dortmundi gjunjëzon PSG-në

Dortmundi në festë, ka triumfuar ndaj PSG-së, në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Champions League në futboll.

Mbrëmje e madhe e Dortmundit, e djelmoshave të trajnerit Terziq, luftuan si luftëtarë të vërtetë deri në frymën e fundit të sfidës.  

Atmosferë drithëruese në stadiumin “Signal Iduna Park” në Dortmundi, mbi 80 mijë, u kënaqen me lojën që treguan të dy skuadrat.

Dortmundi - PSG 1:0

Stadiumi "Signal Iduna Park" në Dortmund.

Shikues: 80.000.

Gjyqtar: A. Taylor (Anglia).

Shënues: Fullkrug (36').

Kartona të verdhë:.Maatsen, Schlotterbeck - Ruiz.

Dortmund: Kobel, Schlotterbeck, Sancho, Fullkrug (Moukoko 90'), Hummels, Brandt (Nmecha 87'), Sabitzer, Maatsen, Emre Can, Ryerson (Wolf 87'), Adeyemi (Reus 83').

PSG: Donnarumma, Hakimi, Marquinhos, Mbappe, Ruiz, Dembele, Vitinha, Lucas Hernandez (Beraldo 42'), Nuno Mendes, Barcola (Kolo Muani 65'), Zaire-Emery.

Shumë raste, dy herë u qëllua shtylla dhe vetëm një gol i shënuar nga Niklas Fullkrug.

Ndeshje për mbamendje, e shpejt dhe me cilësi të lartë.   

Në minutën e 36-të, Niclas Fullkrug ka pranuar me sukses një top të gjatë nga Schlotterbeck dhe në pozitë ballore e nga rreth 12-13 metra godet fortë e kaloi në epërsi Dortmundin, 1:0.

Kylian Mbappe goditi me mjeshtri, gjuajtja e të cilit u ndal nga shtylla e majtë, dhe pas pak sekondave, Hakimi gjuajti bukur por shtylla e poshtme e djathtë e shpëtoi Dortmundin pikërisht në minutën e 51-ti.

Në minutën e 54-të, Mbappe në pozitë të mirë por gjuajti drejt në trup të portierit Kobel.

PSG sulmonte nga të gjitha anët por Ruiz i pafat në minutën e 56-të, nga afërsia gjuan jashtë portës së portierit të Dortmundit.

Në minutën e 60-të Fullkrug nga një pozitë ideal gjuan mbi portën e PSG-së.

Pas gjashtë minutave (66’) Niclas Fullkrug nuk u tregu konkret nga afërsia, goditja e tij me kokë shkon mbi portë.

Në minutën e 71-të, Ousmane Dembele, rast ideal por Kobel evitoi rrezikun por edhe një mbrojtës i verdhezinjve, pastrojë situatën.

Në minutën e 81-të, Dembele nga pozita qendrore goditi pa kontroll e topi larg mbi portë.

Dortmundi fitoi gjysmëfinalen e parë por e pret sfidë shumë e zorshme Paris në ndeshjen e kthimit.

Autor i golit, Fullkrug

(E plotësuar) - 90' Minutat e fundit të ndeshjes.

85' Ndeshja drejt fundit..

Dortmundi - PSG 1:0

Stadiumi "Signal Iduna Park" në Dortmund.

Shikues: 80.000.

Gjyqtar: A. Taylor (Anglia).

Shënues: Fullkrug (36').

Kartona të verdhë:.Maatsen, Schlotterbeck - Ruiz.

Dortmund: Kobel, Schlotterbeck, Sancho, Fullkrug (Moukoko 90'), Hummels, Brandt (Nmecha 87'), Sabitzer, Maatsen, Emre Can, Ryerson (Wolf 87'), Adeyemi (Reus 83').

PSG: Donnarumma, Hakimi, Marquinhos, Mbappe, Ruiz, Dembele, Vitinha, Lucas Hernandez (Beraldo 42'), Nuno Mendes, Barcola (Kolo Muani 65'), Zaire-Emery.

81’ Dembele nga pozita qendrore godet pa kontroll e topi larg mbi portë.

80’ Lojë e hapur e me raste por deri me tash nuk u shënua më shumë se një gol.

75’ Dortmundi ka shtuar presionin.Në minutën e 71-të, Ousmane Dembele, rast ideal por Kobel evitoi rrezikun por edhe një mbrojtës i verdhezinjve, pastrojë situatën.

69’ Dortmundi po tregon lojë të madhe.

66’ Niclas Fullkrug nuk u tregu konkret nga afërsia, goditja e tij me kokë shkon mbi portë.

63’ Sancho po dëshmon lojë të madhe të verdhezinjtë.60’ Lojë me ritëm të lartë, sa njëra palë dhe skuadra tjetër, sulmojnë me ngulm. Fullkrug nga një pozitë ideal gjuan mbi portën e PSG-së.

56’ PSG po sulmon nga të gjitha anët por Ruiz i pafat, nga afërsia gjuan jashtë portës së portierit të Dortmundit.

54’ Mbappe në pozitë të mirë por gjuan drejt në trup të portierit Kobel.

52’ Ndeshje e luftuar.

51' Mbappe godet me mjeshtri e shtylla e majtë ia mohoi golin, dhe pas pak sekondave, Hakimi gjuan bukur por shtylla e djathtë e shpëtoi Dortmundin.48' Dortmundi kërkon edhe golin e radhës

46' Fillon pjesa e dytë.

Ka përfunduar pjesa e parë, Dortmundi - PSG 1:0 

45’ Dortmundi po tregon angazhim e cilësi ndaj kampionit të Francës. 

44' Sabitzer kërcënon por portieri i PSG-së ndal gjuajtjen e tij.41’ PSG po lufton me të gjitha forcat për të barazuar rezultatin.

39’ PSG në presion.

36’ Fullkrug ka pranuar me sukses një top të gjatë nga Schlotterbeck dhe në pozitë ballore e nga rreth 12-13 metra godet fortë e kaloi në epërsi Dortmundin, 1:0.33’ Dortmund po e kërkon golin me çdo kusht.

29’ Atmosferë e zjarrtë, 80 mijë shikues në stadium.

26’ Të dy skuadrat po aplikojnë mbrojtje të fortë, sulmuesit nuk po gjejnë hapësira.    

22’ PSG me Kylian Mbappe ka shtuar presionin ndaj verdhezinjve.19’ Maatsen i Dortmundit ndëshkohet me karton të verdhë.

17’ Lojë me rivalitet, PSG po e ndjen presionin e atmosferës.

14' Donnarummas shpëton portën e PSG-së.

13' Lojë e shpejt nga të dyja palët.

10' Dortmundi po shfaq lojë të mirë.6' Ende pa gola.

3' Lojë e mirë.

1' Fillon ndeshja.

Gjithçka gati për përballjen mes Dortmundit dhe PSG-së. 

Është ndeshja e parë e gjysmëfinales së Champions League.

Dortmundi ka presionin

Presioni është të Dortmundi!

Dortmund do jetë nikoqire e PSG, ndeshje e cila zhvillohet në gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve.

Vendasit do kenë punë me parsienët, të cilët nuk e kanë fituar asnjëherë kompeticionin më të vlefshëm evropian për klube.

Dy skuadrat kanë eliminuar skuadra spanjolle në çerekfinale, me Barcelonën dhe Atletiko Madrid të cilat nuk arritën të vazhdojnë më tutje.

“Signal Iduna Park” pret spektakël

Mbrëmja e së mërkurës do të mirëpresë sfidën e parë gjysmëfinale mes Dortmund dhe PSG, ndeshje e cila starton në orën 21:00.

Kjo përballje premton një spektakël të garantuar, pasi edhe të dyja skuadrat ofrojnë gola dhe show. Sigurisht, më favoritë për të fituar në këtë përballje janë francezët, me Mbappe në krye të skuadrës të cilët duan me patjetër një trofe të Champions League.

Nga ana tjetër, Dortmund është një ekip i cili ka eksperiencë të gjatë në këtë turne europian, por janë gjithashtu një skuadër e cila nuk dorëzohet kollaj./h.ll/abcnews.al

Formacionet zyrtare:

Dortmund: Kobel, Schlotterbeck, Sancho, Fullkrug, Hummels, Brandt, Sabitzer, Maatsen, Emre Can, Ryerson, Adeyemi.

PSG: Donnarumma, Hakimi, Marquinhos, Mbappe, Ruiz, Dembele, Vitinha, Lucas Hernandez, Nuno Mendes, Barcola, Zaire-Emery.

Publikohen formacionet zyrtare, Borusia Dortmund - PSG

Stadiumi legjendar “SIgnal Iduna Park”, pret sot ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve mes Borusia Dortmund dhe PSG-së. Për gjermanët është një mënyrë e mirë për të treguar se nuk janë rastësisht këtu, teksa sfidojnë një nga ekipet e kuotuara për të luftuar deri në fund për trofeun.

Edin Terziç i ka bërë vend në fushën e lojës nga minua e parë emrave si Sanço e Adejemi në repartin e avancuar, teksa ka lënë në stol Rojs, apo edhe Haller e Mukoko.

Nga ana tjetër, Luis Enrike ka zgjedhur të rinjtë për t’i vendosur përkrah Mbape në kërkim të rezultatit pozitiv, pasi janë Barkola e Zair-Emeri në fushë nga minuta e parë dhe jo emra si Asensio, Soler, Kolo-Muani apo Gonçalo Ramos.

FORMACIONET ZYRTARE

BORUSIA DORTMUND: Kobel, Humels, Shloterbek, Rajerson. Matsen, Sabitzer, Xhan, Brandt, Sanço, Adejemi, Fyllkryg.
Trajner: Edin Terziç

PSG: Donaruma, Hakimi, Markiinjos, L. Hernandez, N, Mendes, Fabian Ruiz, Vitinja, Zair-Emeri, Dembele, Barkola, Mbape.
Trajner: Luis Enrike.

Atmosferë drithëruese, Dortmundi në presion të PAG-së 

Gjithçka gati për përballjen mes Dortmundit dhe PSG-së. 

Ndeshja luhet në stadiumin “Signal Iduna Park”.

Është ndeshja e parë e gjysmëfinales së Champions League. 

Mbrëmë u luajt ndeshja mes Bayernit dhe Real Madridit, e cila përfundoi me rezultat 2:2. 

Dortmundi - PSG

Dortmund: Kobel, Schlotterbeck, Sancho, Fullkrug, Hummels, Brandt, Sabitzer, Maatsen, Emre Can, Ryerson, Adeyemi.

PSG: Donnarumma, Hakimi, Marquinhos, Mbappe, Ruiz, Dembele, Vitinha, Lucas Hernandez, Nuno Mendes, Barcola, Zaire-Emery.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat