Forma e shkëlqyer që po kalon Daku në Rusi

Futboll

Forma e shkëlqyer që po kalon Daku në Rusi

Më: 1 maj 2024 Në ora: 20:50
Mirlind Daku

Lënia jashtë listës së grumbullimit në miqësoret e muajit mars nga Silvinjo, e ka motivuar më shumë Mirlind Dakun, i cili po shënon rregullisht me ekipin e tij në kampionatin rus.

Sulmuesi ka koleksionuar 7 gola dhe 4 asiste deri tani dhe forma e tij ka ardhur në rritje.

Ndërkohë, nga mediat ruse është pyetur së fundmi edhe trajneri i ekipit ku Daku luan, Rubin Kazanit, në lidhje me sekretin e formës që po kalon sulmuesi që ka shënuar dy ndeshje radhazi:

“Ndoshta ka rënë në dashuri”, thotë me batutë trajneri rus.

Më pas ai shton: “Përgatitja për Europianin, padyshim që ka ndikim”, thotë Rashid Rahimov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat