Një komedi e madhe në Bosnje me trukimin e ndeshjes!

Futboll

Një komedi e madhe në Bosnje me trukimin e ndeshjes!

Më: 1 maj 2024 Në ora: 20:52
Pamje nga ndeshja

Në kuadër të javës së 23-të të Ligës së Parë të Bosnjë-Hercegovinës, u përballë ekipi i Gradacac dhe Gradina Sebrenik.

Skuadrës vendase iu duheshin pikët më tepër këtë ndeshje pasi po luftojnë për mbijetesë.

Dhe ata filluan mirë, duke shënuar dy gola në 45 minutat e para.

Por ajo për të cilën do të flitet gjatë është goli i dytë i shënuar nga lojtarët vendas, nga pika e bardhë. I ka paraprirë një situatë komike në zonën e rreptësisë së ekipit mik.

Pas një krosimi nga e djathta, njëri nga lojtarët e Gradinës goditi topin me kokë, por arbitri, për habinë e të gjithëve, tregoi 11 metërshin për Gradacac dhe kështu do të realizohej goli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat