Krasniqi gjobitet nga skuadra rumune

Futboll

Krasniqi gjobitet nga skuadra rumune

Më: 1 maj 2024 Në ora: 22:21
Ermal Krasniqi

Ermal Krasniqi është gjobitur nga klubi i Rapidit të Bukureshtit.

Kjo ka ardhur pas veprimit të yllit kosovar ndaj trajnerit, Bogdan Lobont.

Krasniqi e injoroi trajnerin pas zëvendësimit dhe shkoi u ul direkt në stol.

Njëri prej aksionarëve të Rapidit, Victor Angelescu ka konfirmuar gjobën ndaj 25-vjeçarit, por pa dhënë më shumë informata.

“Kemi marrë masë disiplinore.

Nuk ishte në rregull. Reagimi i Salahut me Kloppin ishte dhjetë herë më i keq. Mund ta konfirmoj se ai nuk është lojtar problematik.

Ai nuk na shkaktoi asnjë problem në dhomën e zhveshjes. Është prej të parëve që paraqitet në stërvitje. Ishte reagim zhgënjimi. Ai mori një gjobë të vogël sipas rregullores disiplinore”, ka thënë Angelescu, shkruan media rumune “Digi Sport”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat