​Roma përballë të pamposhturve

Futboll

​Roma përballë të pamposhturve

Më: 2 maj 2024 Në ora: 09:33
Granit Xhaka

Me synimin për të rrëzuar të pamposhturit, Roma pret Bayer Leverkusenin në “Olimpico” me dëshirën për të befasuar të gjithë. Misioni i De Rossit do të jetë ndërprerja e serisë së fitoreve që ka shoqëruar Bayer Leverkusenin gjatë gjithë sezonit.

Duke folur para ndeshjes, trajneri i Romës Daniele De Rossi ka thënë se skuadra gjermane është një kundërshtar i frikshëm.

“Ka gjithçka për t'u frikësuar, mënyra se si luajnë, kanë një seri të gjatë rezultatesh pozitive, unë e respektoj shumë trajnerin e tyre dhe ata kanë shumë punë pas tyre me të njëjtin trajner. Por unë e përgatis ndeshjen për atë që do të gjejmë në fushë dhe djemtë do të gjejnë një Bayer shumë të ndryshëm nga ai që mundi Romën vitin e kaluar. Është një ekip krejtësisht i ndryshëm nga ekipi gjysmëfinal, ata kanë fizik të rëndësishëm dhe këmbë të shkëlqyera. Shpresoj që kujtesa t'i shqetësojë, por ata janë dukshëm më të fortë se një vit më parë. Por ne duam të arrijmë objektivin tonë”, ka thënë trajneri italian.

Ndeshja e parë do të zhvillohet sonte në stadiumin “Olimpico” nga ora 21:00 dhe këto janë formacionet e mundshme”

Roma: Svilar; Karsdorp, Mancini. Ndicka, Spinazzola; Paredes, Cristante, Pellegrini; Dybala, Abraham, El Shaarawy.5 orë më parë

Bayer Leverkusen: Hradecky; Kossounou, Tah, Tapsoba; Frimpong, Andrich, Xhaka, Grimaldo; Wirtz, Adli; Boniface.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat