Reali vendos për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Futboll

Reali vendos për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Më: 2 maj 2024 Në ora: 09:43
Luka Modric dhe Toni Kroos.

Drejtuesit e Real Madridit thuhet se e kanë të qartë vendimin për dy mesfushorët veteran të skuadrës, Luka Modric dhe Toni Kroos.

Modric dhe Kroos janë në vitin e fundit të kontratave me Los Blancos dhe e ardhmja e tyre ka qenë shumë e përfolur muajve të fundit.

Për mesfushorin gjerman ka qenë disa më e qartë dëshira e Real Madridit për të rinovuar, por Kroos ka dashur ta pres fundin e sezonit.

Megjithatë, sipas mediave spanjolle, Los Blancos pritet të shpallë zyrtarisht kontratën e re për Kroos pas ndeshjes së dytë kundër Bayern Munichut.

Real Madridi tani po mendon seriozisht t’i ofrojë edhe yllit kroat një rinovim për një vit.

Drejtuesit duan që ai të qëndrojë në Santiago Bernabeu edhe për vitin e tij të 13-të në karrierë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat