Një nga më të mirët në Superiore

Futboll

Një nga më të mirët në Superiore

Më: 2 maj 2024 Në ora: 12:24
Maguette Gueye

Maguette Gueye është padiksutim një nga lojtarët më të mirë në Superiore, në mos më i miri.

Mesfushori ishte heroi i derbit të kryeqytetit, i cili me dy golat e tij i shkaktoi humbje Tiranës dhe i dhuroi 3 pikë Partizanit.

Një lojtar i një kalibri të lartë ku me qetësinë dhe cilësitë që ka e ka kthyer atë në qendër të vëmendjes.

Padiksutim që ka një “mal” m eoferta për shërbimet e tij, me drejtuesit e kuq që do ta kenë mjaft të vështirë ta mbajnë edhe një sezon tjetër, ndërsa pritet të mbushin arkat nga shitja e tij.

Listës i shtohet edhe skuadra e Panathinaikos. Drejtuesit e skuadrës greke kanë nisur punën dhe po studiojnë me imtësi këtë mundësi, teksa Maguette pëlqehet shumë nga grekët, me këto të fundit që kan ëdërguar skautë për ta parë nga afër.

Nga sa mësohet kanë qenë në pranishëm në stadium në derbin me Dinamon, ku sigurisht janë larguar me përshtypje të mira për 21-vjeçari.

Kujtojmë se përveç Panathiaikos interes për shërbimet e mesfushorit kanë edhe Sivasspor dhe Osijek. Kjo e fundit drejtohet nga Zoran Zekic, ish-trajneri i demave që e njeh mjaft mirë lojtarin. Mbetet të shihet se cila prej ekipeve do të ofrojnë shumën më të lartë për shërbimet e tij dhe çfarë do të vendosë më pas klubi kryeqytetas, pasi kanë kontratë me lojtarin deri në qershor të vitit 2025.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat