Egnatia me mendjen te finalja

Futboll

Egnatia me mendjen te finalja

Më: 2 maj 2024 Në ora: 12:35
Egnatia

Egnatia luan të shtunën me Teutën në Durrës. Një kundërshtar ky që rrogozhinasit nuk e kanë mundur asnjëherë në 3 ndeshjet e mëparshme të këtij sezoni.

Transferta në “Niko Dovana” vështirësohet më tepër edhe nga fakti se trajneri Tetova nuk ka të gatshëm 3 titullarë, siç janë Edison Ndreca i dëmtuar dhe Albano Aleksi e Arbenit Xhemajli të pezulluar. Rikthehet ndërkohë Alesandro Ahmetaj.

Përveç Teutës, kryesuesit e Superiores ndeshen edhe me Dinamon dhe Tiranën në kampionat. Atyre u duhen edhe 4 pikë për të garantuar vendin e parë, nëse rivalët i fitojnë të gjitha ndeshjet.

Avantazhi prej 5 pikësh i jep komoditet Egnatias për të menaxhuar situatën dhe kuptohet që një vëmendje të veçantë merr finalja e Kupës kundër Kukësit, që luhet më 14 maj në “Air Albania”.

Kjo ndeshje është vlerësuar maksimalisht, duke ditur që Kukësi ka eliminuar Tiranën dhe Partizanin, ndërkohë që për rrogozhinasit mungon Aleksi. Shpresat janë që të rikuperohet në kohë Ndreca, mbrojtësi i dëmtuar kundër Vllaznisë në Kupë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat