Rikthim në të kaluarën, zbulohet fanella klasike e Juventusit

Futboll

Rikthim në të kaluarën, zbulohet fanella klasike e Juventusit

Më: 2 maj 2024 Në ora: 14:15
Fanella klasike e Juventusit

Rikthim në të kaluarën, zbulohet fanella klasike e Juventusit!

Kanali i Football Shirts-Vietnam Zone në Youtube dhe faqja e internetit “footyheadlines” kanë publikuar imazhet e para se cila do të jetë fanella e Juventusit për sezonin e ardhshëm 2024/2025.

Nga se mund të shohim, krahasuar me të kaluarën dhe modelet më të fundit, Adidas ka zgjedhur një rikthim në të kaluarën dhe në klasiken e pastër bardhë e zi, pa ngjyra të tjera.

Në vijat e zeza është logoja klasike me tre vija e Adidas dhe ajo e klubit me tre yjet e qëndisur. Në fund, mëngët janë të bardha me tre vija të zeza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat