Granit Xhaka në Romë, kërkon triumfin e madh

Futboll

Granit Xhaka në Romë, kërkon triumfin e madh

Më: 2 maj 2024 Në ora: 14:19
Granit Xhaka

Pas ndeshjeve të para gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, sonte është koha për të Ligës së Evropës.

Faza gjysmëfinale padyshim se do të jetë nxehtë edhe në Ligën e Evropës, ku katër ekipe të forta synojnë finalen.

Vëmendja kryesore do të jetë në “Olimpico” aty ku përballë njëra tjetrës do të jenë Roma e Bayer Leverkuseni.

Deri në këtë fazë, romakët arritën pasi eliminuan Feyenoordin, Brightonin e Milanin, kurse Leverkuseni ekipin e Qarabag e West Hamit.

Ekipi gjerman, i prirë nga Granit Xhaka në fushën e blertë, është në super formë këtë edicion, nuk di se çfarë është humbja në të gjitha garat.

Të drejtuarit e Xabi Alonsos janë shpallur kampion të Bundesligas, si dhe janë në finale të Kupës së Gjermanisë, e po ashtu synojnë ta mposhtin Romën dhe të prekin finalen, që për ta do të ishte edicion i paharruar.

Në krahun tjetër, Roma që nga marrja e drejtimit të klubit nga Daniele De Rossi është ringjallur, momentalisht në ligë është e pesta dhe po lufton për një vend në Ligën e Kampionëve për sezonin e ri.

Përballja tjetër e natës do të jetë Olympique Marseille e Atalanta në “Stade Velodrome”.

Marseille ka eliminuar kundërshtar si Shakhtar Donetsk, Villarealin e Benfican, kurse Atalanta, Sportingun e Liverpoolin.

Kujtojmë se të dy sfidat e sotme nisin nga ora 21:00. Ndeshjet kthyese zhvillohen pas një jave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat