Hummels: Për të mposhtur PSG-në duhet të vrapojmë më shumë

Futboll

Hummels: Për të mposhtur PSG-në duhet të vrapojmë më shumë

Më: 2 maj 2024 Në ora: 15:32
Mats Hummels

Borusia e Dortmundit mposhti mbrëmjen e djeshme PSG-në me rezultatin 1:0.

Finalja është më pranë verdhezinjve dhe lojtarët besojnë në këtë objektiv.

Mats Hummels ka thënë pas përfundimit se objektivi i tyre është i qartë, mbërritja në finalen e Uemblit.

Ai u shpreh se do të dëshironte që skudra e tij të kishte shënuar të paktën edhe një gol ndaj PSG-së, ndërsa shton se për të mposhtur këtë ekip shokëve të tij të skuadrës u duhet të vrapojnë më shumë.

Është e qartë, ne ishim me fat në dy aksione, por mund të jemi shumë krenarë për ndeshjen tonë, ishim shumë të pjekur, me shumë përvojë. (10 km më shumë të përshkuara nga lojtarët e Dortmundit) Nëse duam të mposhtim një ekip të tillë, duhet të vrapojmë edhe më shumë.

Duhet të themi gjithashtu se Parisi ka dy-tre lojtarë që nuk bëjnë çdo metër në mbrojtje, të cilët sjellin cilësi të pabesueshme sulmuese.

Ata vrapojnë më pak, por kjo fatkeqësisht nuk i bën më keq. Ne duam të shkojmë atje (në finale), është një objektiv i qartë.

Do të jetë e ndërlikuar të martën, do të ishte mirë nëse do të kishim shënuar një gol të dytë në një nga kundërsulmet tona të shumta. Nëse duam të shkojmë në finalen e Ligës së Kampionëve, duhet të kemi sukses në Paris”, ka thënë Mats Hummelsi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat