Beqiri: Të jemi me këmbë në tokë 

Futboll

Beqiri: Të jemi me këmbë në tokë 

Nga: K.G. Më: 2 maj 2024 Në ora: 16:01
Jeton Beqiri

Skuadra e Shkëndijes së Tetovës është lider i ri i Kampionatit të Maqedonisë së Veriut në futboll.

Shkëndija kryeson me 58 pikë sa edhe Struga Trim Lum dhe Shkupi.

Kryetrajneri i Shkëndijes, Jeton Beqiri, është i lumtur për fitoren e djeshme, me rezultat 3:2 ndaj AP Brera nga Strumica.

“Unë mendoj se më e rëndësishmja vjen tani. 

Parasegjithash duhet të jemi me këmbë në tokë, të futemi në ndeshje me shumë maturi, me shumë qetësi dhe të mundohemi të marrim maksimumin. 

Asnjë ndeshje nga këto që kanë ngelur nuk do të jetë e lehtë”, thotë Beqiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat