Rasti i humbur

Futboll

Rasti i humbur

Më: 2 maj 2024 Në ora: 16:34
Kim

Bajern Mynih çuditërisht “shkelmoi” avanatazhin 2-1 ndaj Realit në minutat e fundit, duke marrë vetëm barazim, aty ku mbrojtësit Kim u evidentua në ndeshjen më të keqe me fanellën e bavarezëve.

Për mënyrën sesi rrodhën ngjarjet, mediat gjermane e interpretojnë në trajtën e humbjes në gjirin e Bajernit, ndonëse gjithçka është e hapur, pavarësisht se kësaj radhe dueli do të luhet në tokën spanjolle e ku Reali vështrohet nga kompanitë e basteve ndjeshëm më favoriti. Mediumi “FCBInside” ka zbërthyer në plane të ndryshme paraqitjen e rekordmenëve të Gjermanisë kundër “galaktikëve”, duke nxjerrë në “dritë” edhe gabimet, sikurse efektet pozitiv.

Rasti i humbur – Fakti që Bajerni luajti përpara tifozërisë së vetë, marrë në konsideratë cilësimin e “Allianz Arena” në petkun e “ferrit” për ekipin rival dhe “shkërmoqjen” e fitores në fund, erdhi si “thikë” për vendasit. Keqmenaxhimi në prapavijë i hoqi nga duart fitoren. Mbështetja e tifozërisë së Bajernit u pa më e zjarrtë se kurrë, por gabimet individuale e lanë në “baltë”. Pas përmbysjes ekipi i Tomas Tuhel i kishte shanset t’i jepet goditjen finalen spanjollëve, ndonëse mungoj shënjestra.

Mbrojtësi Kim erdhi me bujë të madhe në kontingjentin e klubit më të titulluar në Gjermani, fill pas suksesit me Napolin. “Antagonisti” koreano-jugor përveçse i mungojë konsistencat në tërësi, bëri dy gabime trashanike, të cilat diktuan në rezultat. Fillimisht ia shtroj “tapetin e kuq” Vinicius, për të shënuar dhe më pas shkaktoi penallti të panevojshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat