Atalanta sfidon Marseillen

Futboll

Atalanta sfidon Marseillen

Më: 2 maj 2024 Në ora: 16:43
Foto ilustrim

Pas gjysmëfinaleve të Championsit, mbrëmjen e sotme do të jetë radha e atyre në Europa League.

Faza gjysmëfinale padyshim se do të jetë nxehtë, me 4 skuadra që duan dy bileta për në finale.

Ndeshja më e fortë pritet të zhvillohet në stadiumin “Olimpico”, teksa Roma do të ketë misionin e vështirë për t’i shkaktuar humbjen e parë skuadrës rekordmene të Bayer Leverkusen.

Me Xabi Alonson në stol kampionët e rinj të Gjermanisë nuk njohin humbje në asnjë kompeticion.

Në ndeshjen tjetër të ditës, Olympique Marseille pret Atalantan në “Stade Velodrome”. Një tjetër duel që premton spektakël, atje ku Gjimshiti do provojë sërish që të jetë protagonist.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat