Derbi i çmendur Rijeka - Dinamo, Ademi: E di pse më ka rënë forma

Futboll

Derbi i çmendur Rijeka - Dinamo, Ademi: E di pse më ka rënë forma

Nga: K.Goca Më: 2 maj 2024 Në ora: 16:52
Arijan Ademi

Dinamo dhe Rijeka do të luajnë ndeshjet më të rëndësishme të sezonit të dielën në orën 19:30.

Është një takim që mund të vendosë kampionin, shkruan mediumi kroat “24 sata”.

Dinamo kryeson me 72 pikë, pasojnë Rijeka me 71, Hajduku me 61 pikë etj.

Publikut iu drejtua kapiteni i Dinamos, Arijan Ademi.

“Na presin ndeshje speciale. Duhet të qëndrojmë të qetë, ka edhe disa javë për t’u luajtur, çdo pikë ka rëndësi.

Dinamo luan gjithmonë për të fituar, nuk do të doja të flisja për taktikë, ka një trajner që do t'i përgjigjet pyetjeve të tilla.

Ne mendojmë vetëm për ndeshjen.

Nuk mendojmë për numra, kemi pasur fitore të mira, por edhe humbje.

Më vjen mirë që mund të ndihmoj të rinjtë e Dinamos.

Unë kam përvojë, dhe për sa i përket lojës, duhet dhe mund të bëj shumë më mirë.

Kjo është larg nga ajo që jam. Pse më ra forma? Unë e di pse është kështu.

Por kjo është arsyeja ime, ju shikoni dhe gjykoni, realisht, askujt nuk i intereson pse nuk jam në nivel.

E di, por nuk dua të flas për një alibi.

Dua të shfrytëzoj çdo minutë në fushë dhe të ndihmoj skuadrën në fushë. Nuk ka asnjë lëndim tani për tani.

Sigurisht që mentaliteti ynë fitues është një avantazh i mirë, ne kemi fituar prej vitesh dhe kemi shumë ndeshje të tilla, por kemi shumë respekt për Rijekën, në vitin 2024 humbën vetëm dy ndeshje... Por unë mendoj se avantazhi është në anën tonë”, thotë Ademi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat