Federata Angleze jep dënimin e radhës për Sandro Tonali

Futboll

Federata Angleze jep dënimin e radhës për Sandro Tonali

Më: 2 maj 2024 Në ora: 18:11
Tonali

Sandro Tonali, mesfushori aktual i Njukasëll, është shpallur fajtor edhe nga Federata Angleze e Futbollit për çështjen e vendosjes së basteve sportive në ndeshjet e futbollit gjatë periudhës në aktivitet.

Pasi u dënua në Itali për vendosjen e basteve në platforma të paligjshme, në Angli, dënimi ka ardhur për faktin se bastet janë plotësisht të ndaluara për futbollistët profesionistë.

Dënimi i sotëm gjithsesi nuk është se do të rëndojë shumë Tonali, pasi ky i fundit, ka parë t’i jepen 2 muaj pezullim me kusht. Sipas Federatës Angleze, shkeljet e tij janë të barazvlefshme për një dënim me 2 muaj pezullim me kusht, që do të hyjnë në fuqi vetëm nëse ai do të bëjë gjëra të tjera të ngjashme të parregullta deri në fund të sezonit 2024-2025.

Sipas Federatës Angleze, ai kishte venë mes 40-50 basteve që nga momenti kur kishte mbërritur te Njukasëll në verën e vitit 2023. Katër mes këtyre ndeshjeve ishin të skuadrës së Njukasëll për të cilën luante.

Federata ka konfirmuar se paratë që kishte vënë bast Tonali ishin “shumë më tepër se 100 mijë euro”. Përtej dënimit me pezullim, ai është ndëshkuar edhe me një gjobë prej 20 mijë paund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat