Portieri i Kosovës në garë me portierë si Alissonin dhe Onanan

Futboll

Portieri i Kosovës në garë me portierë si Alissonin dhe Onanan

Më: 2 maj 2024 Në ora: 18:14
Arijanet Muriç

Arijanet Muriç është duke kaluar nëpër një formë të mrekullueshme në ndeshjet e fundit në Ligën Premier.

Portieri dardan ka shkëlqyer me pritjet e tij, duke e rikthyer Burnleyn në garë seriozisht për të mbetur pjesë e Premier League.

Portieri dardan sërish është në garë për pritjen e muajit dhe tani gara është e ashpër me portierë të mëdhenj si Alisson Becker i Liverpoolit apo Andre Onana i Man Utd.

Arijanet Muric bëri një pritje të jashtëzakonshme ndaj Sheffield United më 20 prill duke i mohuar golin ekipit vendas dhe kjo pritje është në garë për më të mirën e muajit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat