Lucas Hernandez jashtë fushave për 7 muaj

Futboll

Lucas Hernandez jashtë fushave për 7 muaj

Më: 2 maj 2024 Në ora: 18:55
Lucas Hernandez

Lucas Hernandez jashtë fushave për 7 muaj!

Fillimisht rezultati e tanimë një dëmtim katastrofik. Lucas Hernandez doli i dëmtuar në pjesën e parë nga përballje mes Dortmund dhe PSG, me mbrojtësin francez, që do i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore të specializuara, por sipas informacioneve të para bëhet fjalë për një problematikë që lidhet me ligamentin e gjurit, e cila pritet ta lërë jashtë Kampionatit Evropian.

E sigurt është që aventura për këtë edicion me “gjigantët” e PSG është mbyllur, por tashmë pritet vetëm rezultati për shkallën e dëmtimit, teksa sipas raportimeve më të fundit bëhet fjalë për një dëmtim 7-mujor, i cili mund të konsiderohet, si një lajm katastrofike për trajnerin Deschamps, duke ditur se 28-vjeçari ka kaluar një sezon me kampionët në fuqi, të Francës.

Megjithatë, dëmtimi i tij nuk pritet të ndikojë shumë, te Franca alternativat nuk mungojnë dhe i gatshëm për të plotësuar boshllëkun që mund të lërë Lucas është vëllai i tij, Theo Hernandez, i cili aktivizohet te “Djajtë” e Milan, teksa kujtojmë se Franca pritet që të publikojë listën e lojtarëve që do të grumbullojë më 16 maj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat